Pogba nuk e pranon vendimin e suspendimit

Futboll

Pogba nuk e pranon vendimin e suspendimit

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 15:11
Paul Pogba

Një goditje e rëndë ka ardhur sot për Paul Pogban.

Tribunali Nacional i Antidopingut e ka suspenduar mesfushorin francez për katër vjet me kërkesë të Prokurës së Antidopingut, e cila e kishte kërkuar sanksionimin e futbollistit, i cili kishte rezultuar pozitiv në testin e antidopingut pas ndeshjes Udinese – Juventus të 20 gushtit.

E tash, ish-futbollisti i Manchester Unitedit, përmes avokatëve të tij do të bëjë ankesë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Pogba e ka mohuar të ketë përdorur substanca të palejuara, por kjo nuk e ka ndihmuar që të përjashtohet nga futbolli dhe 30 vjeçari s’do të ketë të drejt loje deri në vitin 2028.

Nuk dihet ende nëse me këtë rast do të marrë fund karriera e ish-përfaqësuesit francez, i cili ndërkohë po shpreson që t’i zbutet ky dënim pas ankesës që do ta bëjë në CAS.

Pogba kishte probleme me lëndime në vitet e fundit dhe me rënie të formës, ndërsa në Juventus u rikthye si lojtar i lirë pas eksperiencës jo dhe aq pozitive me “Djajtë e Kuq”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat