Ishte shumë afër Barcelonës

Futboll

Ishte shumë afër Barcelonës

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 19:09
Alphonso Davies

Alphonso Davies është objektivi i madh i Real Madridit, gati për të dominuar merkaton e verës së ardhshme.

Pasi mbylli praktikisht operacionin më të rëndësishëm të viteve të fundit, duke siguruar Kylian Mbappe (mungon vetëm njoftimi zyrtar), klubi spanjoll tani po mendon për forcimin e mbrojtjes dhe ka kohë që ka në shënjestër mbrojtësin kanadez të Bayern Munich.

Situata kontraktuale e Davies me gjermanët luan në favor të një transferimi të mundshëm: kontrata e tij do të skadojë më 30 qershor 2025 dhe, pavarësisht ofertave të përsëritura nga klubi bavarez, lojtari nuk ka ndërmend ta rinovojë atë sepse ka arritur një marrëveshje me Realin.

Prandaj, Florentino Perez është i vetëdijshëm se ai ka një pozicion të favorshëm: drejtuesi sportiv ka punuar për këtë dosje për disa kohë dhe nuk është i gatshëm t’i dorëzohet kërkesave të larta të Bayernit, veçanërisht pasi Davies mund të largohet me kosto zero në 16 muaj.

Davies mund të kishte shkuar në Spanjë vite më parë. Ishte Barcelona ajo që e vëzhgoi, por asgjë nuk u bë për shkak të “vetos” së Bartomeu-t, për një arsye mjaft të veçantë.

Siç tha mbrojtësi i krahut në një intervistë të fundit, ish-presidenti i katalanasve doli kundër sepse “Unë isha nga Kanadaja. Nuk mund të gënjej: kjo lëndoi ndjenjat e mia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat