Gazetarët e “thumbojnë”

Futboll

Gazetarët e “thumbojnë”

Më: 2 mars 2024 Në ora: 11:23
Stefano Pioli

Milan fitoi mbrëmjen e së premtes ndaj Lazios me shifrat 0-1, në një ndeshje që pa tre kartonë të kuq dhe shumë polemika.

Pas përfundimit të kësaj sfide, trajneri i Milanit, Stefano Pioli ishte në konferencën për shtyp dhe një pyetje e gazetërëve nuk i ka pëlqyer aspak, duke u larguar e duke e lënë në gjysmë konferencën.

A u tregua Pulisic antisportiv?

“Kjo është një pyetje e cila nuk qëndron dhe për të cilën unë nuk jam aspak dakord.

Nuk mund të vendosim në peshore nëse Pulisic është një njeri i mirë apo i keq, për mendimin tim nuk kishte asnjë gjest antisportiv.

Ai respektoi deri në fund rregulloren” u shpreh Pioli dhe më pas u largua menjëherë i revoltuar nga konferenca për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat