Messi dhe Suarez dhurojnë spektakël me nga dy gola, Inter Miami me pesë yje përballë Orlandos

Futboll

Messi dhe Suarez dhurojnë spektakël me nga dy gola, Inter Miami me pesë yje përballë Orlandos

Më: 3 mars 2024 Në ora: 08:22
Luis Suarez dhe Lionel Messi

Inter Miami është rikthyer te fitoret në MLS, teksa ka mposhtur Orlando Cityn me rezultat të thellë 5-0.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Tata Martino dhe kapiteni Lionel Messi ka dhuruar spektakël nga fillimi deri në fundin e ndeshjes.

Luis Suarez hapi serinë e golave në minutën e katërt pas asistimit nga Gressel, derisa vetëm pas shtatë minutash kjo dyshe doli sërish në aksion dhe uruguaiani realizoi golin e dytë në ndeshje.

Në minutën e 29-të, Luis Suarez asistoi te Taylor i cili realizoi për 3-0.

Shkëlqimi i Inter Miamit vazhdoi edhe në pjesën e dytë, kur tani ishte koha që Leo Messi të dhuronte ‘show’.

Argjentinasi realizoi një gol nga afërsia në minutën e 57-të për 4-0, derisa pesë minuta më vonë një harkim i bukur nga Luis Suarez bëri që Messi të shënonte me kokë për rezultatin përfundimtar 5-0.

Inter Miami udhëheq Konferencën e Lindjes me shtatë pikë pas tre ndeshjeve, derisa duelin e radhës ata luajnë sërish në shtëpi ndaj Montreal Impact.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat