Një fitore në 9 ndeshjet e fundit

Futboll

Një fitore në 9 ndeshjet e fundit

Më: 5 mars 2024 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Real Sociedadi vjen në këtë ndeshje në momentin më të vështirë të sezonit, ndërsa spanjollët kanë regjistruar vetëm një fitore në nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet.

Por trajneri Imanjol Alguacil beson edhe te një përmbysje pas humbjes 2-0 në “Parc des Princes” kundër PSG-së në ndeshjen e parë të 1/8- ave.

Ndërsa në konferencën e djeshme tha: “Unë do t’i kërkoj skuadrës që të tregojë personalitet, ashtu siç bëri në Paris. Ne e treguam atje se çfarë jemi në gjendje që të bëjmë.

Nga ana jonë, ne do të bëjmë gjithçka për ta përmbysur ndeshjen. Unë dua që të krijohet atmosfera më e mirë, si brenda ashtu edhe jashtë fushe.

Nuk do të jetë e lehtë, por ne jemi plot shpresë. Gjëja më e rëndësishme është që të luftojmë dhe të qëndrojmë gjallë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat