​Ancelotti e pranon, Bellingham i ngjan Kakas

Futboll

​Ancelotti e pranon, Bellingham i ngjan Kakas

Më: 6 mars 2024 Në ora: 11:44
Carlo Ancelotti e ka pranuar se nuk ka shumë dallim mes Jude Bellingham dhe Kakas

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e ka pranuar se nuk ka shumë dallim mes Jude Bellingham dhe Kakas, por që legjenda e Milanit e ka ndryshuar rolin e mesfushorit ofensivë.

Ancelotti foli për “Sky Sport Italia” para ndeshjes së sotme të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe RB Leipzigut.

Bellingham ka pasur një ndikim tejet të madh në kryeqytetin spanjoll, duke shënuar 20 gola dhe duke regjistruar tetë asistime në 30 paraqitjet e tij përgjatë gjitha garave në sezonin e parë të tij nën urdhrat e Ancelottit.

Bellingham është krahasuar me legjendën e Milanit, Leite Kaka, dhe Ancelotti sheh ngjashmëri mes tyre.

“Po, ata janë të ngjashëm. Unë mendoj që nuk ka shumë dallim”, tha Ancelotti.

Kur Milani transferoi Kakan në vitin 2003, Ancelotti tha se “Rossonerët” kanë nënshkruar me “lojtarin e së ardhmes”, a mund ta thotë të njëjtën tani?

“Mendoj se loja ka ndryshuar që prej Kakas dhe gjithashtu karakteristikat e lojtarëve që luajnë në atë pozitë. Mesfushorët ofensivë janë fizikisht më të fortë se 20 vite më parë kur ata lojtarë kishin më shumë talent se fuqi. Në futbollin modern, këta lojtarë janë zhvilluar”, tha Ancelotti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat