Çekët kërkojnë historinë

Futboll

Çekët kërkojnë historinë

Më: 7 mars 2024 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Milani do të presë në mbrëmje në “San Siro” Slavia Pragën në ndeshjen e parë të vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Europës. Njihuni me statistikat e përballjeve mes tyre:

-Kjo do të jetë ndeshja e parë mes Milanit dhe Slavia Pragës në një kompeticion evropian. Duke përfshirë ndeshjet kualifikuese, Slavia do të jetë skuadra e katërt çeke me të cilën Milani do të përballet në Europë, pas Sparta Pragës (tetë ndeshje), Viktoria Plzen (dy) dhe Slovan Liberec (dy).

-Në të gjitha turnetë europiane, Slavia e Pragës nuk ka fituar kurrë një ndeshje jashtë shtëpisë në Itali në tetë përpjekje (1B 7H), duke u përballur me shtatë skuadra të ndryshme në këtë periudhë (Roma dy herë, Bolonja, Udineze, Palermo, Fiorentina, Xhenoa dhe Inter).

– Është pjesëmarrja e tretë e Milanit në raundin e 1/8-ave të Ligës së Europës: kuqezinjtë nuk arritën të fitojnë një ndeshje në asnjërën nga dy përpjekjet e tyre të para, kundër Arsenalit në 2017-18 (2H) dhe Mançester Junajdit në 2020-21. (1B, 1H).

-Slavia e Pragës ka humbur ndeshjen e parë të një raundi eliminator të një gare të madhe europiane vetëm në një nga 10 rastet e fundit (2F 7B), duke humbur 1-0 në shtëpi nga Çelsi në çerekfinalet e Ligës së Europës 2018-19.

– Në ndeshjen “play-off”-et e Ligës së Europës, Milani ishte skuadra e vetme që mund të shënonte të paktën një gol dhe të ruante portën e paprekur. Për më tepër, suksesi i kuqezinjve ishte më i gjeri: 3 gola diferencë, asnjë nga ekipet e tjera fituese nuk bëri të njëjtën gjë apo më mirë.

– Para Milan-Ren, vetëm një nga shtatë golat e fundit të Milanit në kupat europiane ishte shënuar me kokë (Zhiru kundër PSG-së në këtë edicion të Champions-it). Në ndeshjen e parë të “play-off”-it kundër francezëve, Loftus-Çik shënoi dy me këtë pjesë trupi.

– Olivie Zhiru është përfshire në 11 gola në dhjetë paraqitje në fazën eliminatore të Ligën e Europës (7 gola dhe 4 asiste): francezi (37 vjeç e 138 ditë në datën e ndeshjes) mund të bëhet lojtari i katërt më i vjetër që shënon në fazat e eliminimit të këtij kompeticioni duke pasuar Horge Molinën (38 vjeç e 323 ditë), Valter Samuel (37 vjeç e 332 ditë) dhe Miroslav Klose (37 vjeç e 261 ditë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat