Milani fiton bindshëm ndaj skuadrës çeke

Futboll

Milani fiton bindshëm ndaj skuadrës çeke

Nga: K.G. Më: 7 mars 2024 Në ora: 22:51
Milani

Milani ka shënuar fitore bindëse me rezultat 4:2 ndaj Slavia-s së Pragës, në takimin e parë të së tetës së finales së Europa League në futboll.

Mysafirët mbeten me një futbollist më pak nga minuta e 26-të, Diouf është përjashtuar me karton të kuq. 

Për Milanin shënuan Giroud (34'), Reijnders (44'), Loftus-Cheek (45+1') e Leao (85’) dhe për Slavia-n realizuan Doudera (36') e Schranz (65’).

Milani ka një epërsi të mirë për sfidën e kthimit në kryeqytetin çek, Pragë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat