​Lukaku: Te Roma është ndryshe, tifozët më duan mua

Futboll

​Lukaku: Te Roma është ndryshe, tifozët më duan mua

Më: 7 mars 2024 Në ora: 22:57
Romelu Lukaku

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku po kalon një sezon të mirë të skuadra e Romës, tek e cila është në huazim nga Chelsea.

Lukaku e ndihmoi Romën sot ta mposht Brightonin 4:0 në Ligën e Evropës, duke shënuar golin e dytë të ndeshjes.

Pas fitores, Lukaku u shpreh i lumtur që është te Roma, ndërsa foli edhe për çështjen e të ardhmes së tij.

“Këtu te Roma është ndryshe, këtu tifozët më duan mua. Po e bëj më të mirën pasi që klub më ka ndihmuar”, tha Lukaku.

“E ardhmja dhe huazimi që përfundon nga Chelsea në fund të qershorit? Unë duhet të kem kujdes me këto përgjigje”, tha më tej sulmuesi belg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat