Ardian Ismajli lëndohet në ndeshjen me Milanin

Futboll

Ardian Ismajli lëndohet në ndeshjen me Milanin

Më: 10 mars 2024 Në ora: 17:11
Ardian Ismajli

Në ndeshjen e javës së28-të të Serisë A ndërmjet Milanit dhe Empolit, mbrojtësi kuqezi u detyrua të largohet nga fusha për shkak të një dëmtimi.

Ndeshja mes Milanit dhe Empolit, e vlefshme për javën e 28-të të Serisë A, ka një lajm të keq për trajnerin Nicola.

Gjatë pjesës së parë, mbrojtësi kuqezi, Ardian Ismajli doli i dëmtuar nga fusha e lojës, nuk mundi ta vazhdojë ndeshjen.

Trajneri i Empolit u detyrua ta zëvendësonte atë, duke e dërguar Bereszynski në fushë. E gjithë kjo ndodhi në minutën e 42-të.

Vetëm pak sekonda para këtij zëvendësimi, Milan shënoi golin e parë të ndeshjes me devijimin vendimtar të Lupertos në gjuajtjen e Pulisic. Ndërkohë që për gjendjen e Ismajlit, holëlsitë do të mbërrijnë në orët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat