De Laurentiis komenton dorëheqjen e Sarrit: E bën vetëm një dështak!

Futboll

De Laurentiis komenton dorëheqjen e Sarrit: E bën vetëm një dështak!

Më: 12 mars 2024 Në ora: 22:05
De Laurentiis e Sarri

Aurelio De Laurentiis, presidenti i Napolit nuk përdor diplomacinë në momentin që pyetet për dorëheqjen e beftë të Maurizio Sarrit nga stoli i Lazios. De Laurentiis që ka bashkëpunuar më herët me Sarrin, theksoi se veprimi i trajnerit 65-vjeçar është i denjë për një dështak.

“Më befasoi shumë.

Pas eksperiencave të para që të kualifikojnë si profesionist, duhet të marrësh përgjegjësitë e tua.

Nëse pranon një rol, duhet të plotësosh angazhimin tënd, si shenjë respekti për klubin, lojtarët dhe tifozët.

humë e lehtë është të japësh dorëheqjen, kushdo që e bën është humbës, dështak.

Nuk i di arsyet, por Lotito nuk më duket nga ata që nxitohen, është një njeri që ka cilësi dhe duhet gjetur një zgjidhje për t’u ndarë më pas vetëm në fundin e kampionatit”, u shpreh De Laurentiis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat