​Xavi: Po largohem në qershor, është koha për ndryshim te Barça

Futboll

​Xavi: Po largohem në qershor, është koha për ndryshim te Barça

Më: 13 mars 2024 Në ora: 10:29
Xavi Hernandez

Pas fitores së mbrëmshme ndaj Napolit, Barcelona siguroi kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Barcelona e mposhti Napolin 3:1 mbrëmë, ndërsa në rezultat të përgjithshëm kampioni spanjoll triumfoi 4:2.

Pas ndeshjes, trajneri i Barçës, Xavi e konfirmoi edhe një herë se ai do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

“Po largohem në qershor, është koha për ndryshim te Barça. Para ndeshjes ju thatë se kundër ekipeve të mëdha ne nuk po bëjmë mirë dhe shikoni se çfarë bëmë. Nëse do të kishim humbur kundër Napolit, ju do të shkruanit se unë duhet të largohem dhe të jem në rrugë”, tha Xavi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat