PSG gati t’i ofrojë rinovim kontrate marokenit

Futboll

PSG gati t’i ofrojë rinovim kontrate marokenit

Më: 13 mars 2024 Në ora: 16:53
Achraf Hakimi

I vetëdijshëm për interesin e Real Madrid për të rikthyer lojtarin maroken, PSG ka marrë masa për Achraf Hakimi. Konkretisht, klubi francez synon të mbajë në ekip mbrojtësin e djathtë deri në vitin 2028.

Emri i Hakimit është një nga më të përmendurit në kampin francez, pasi tashmë me largimin e sigurt të Mbappe, marokeni shihet si një pikë kyçe për projektin e Luis Enrique.

Pasi shkëlqeu me Dortmund dhe me Interin, Hakimi u transferua te PSG dhe duke marrë parasysh formën e tij të jashtëzakonshme, Real Madrid ka bërë që të tregojë sërish interes për 25-vjeçarin.

Sipas gazetarit Nicolo Schira, spanjollët do të ishin të gatshëm për të nisur negociatat me Achraf Hakimi. Sipas këtij burimi, Nasser Al Khelaifi synon të rinovojë kontratën e marokenit deri në qershor të vitit 2028.

Megjithatë, Real Madrid pritet të bërë “luftë” deri në fund me klubin spanjoll për të fituar shërbimet e Hakimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat