Një “xhevahir” i Bolognas së Thiago Mottas

Futboll

Një “xhevahir” i Bolognas së Thiago Mottas

Më: 13 mars 2024 Në ora: 20:23
Lewis Ferguson

Bologna e Thiago Mottas është një realitet mjaft i bukur i këtij sezoni në Serie A, me skuadrën që ofron një futboll tërheqës dhe për më tepër, ia ka dalë të marrë rezultate, madje për momentin ekipi renditet në vendin e katërt që garanton pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm.

E gjithë kjo vëmendje është edhe një reklamë perfekte për disa nga lojtarët kryesorë në organikën e Bolognas. Një prej tyre është Lewis Ferguson.

Mesfushori në këtë sezon ka shënuar gjashtë gola si dhe ka në koleksion katër asistë, duke e shndërruar në një “preh” shumë të dëshiruar për klubet e mëdha të Serie A.

Napoli është mjaft i interesuar për skocezin, por në “prapavijë” janë edhe Juventus, Milan e Inter. Së fundmi, agjenti i 24-vjeçarit, Bill McMurdo, thekson se klienti i tij është gati për të shkëlqyer në skenat e mëdha të futbollit.

“Nuk ka pasur kontakte me Napolin, por Ferguson është gati për klubet e mëdha. Ka interes edhe nga Milan, Juventus, Inter, Lazio e Atalanta, por ende asgjë konkrete.

Çdo skuadër e madhe është një mundësi që ne do ta studiojmë. Për momentin ka një kontratë deri në vitin 2027 me Bolognan dhe duhet ta respektojmë.

Ferguson e pëlqen futbollin italian, madje në moshën 14-vjeçare Rangers Galsgow nuk e pranoi.

Por, ai erdhi tek unë dhe më tha se nuk ishte i mërzitur duke më siguruar se një ditë do të luante në Serie A. Që në moshën 14-vjeçare e dinte se do të luante në Itali”, u shpreh McMurdo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat