Dita e ndeshjeve: Dy përballje interesante në Albi Mall Superligën e Kosovës

Futboll

Dita e ndeshjeve: Dy përballje interesante në Albi Mall Superligën e Kosovës

Më: 14 mars 2024 Në ora: 09:03
Të dyja ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 13:00. 

Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas tri ndeshjeve të luajtura të mërkurën, radha është për dy ndeshjet e sotme për të kompletuar gjithë xhiron e 25-të.

Në takimin e parë, Prishtina e pret Dukagjinin në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi”.

Ndeshja tjetër është paraparë të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, ku Feronikeli ’74 është nikoqir i Dritës.

Të dyja ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat