“Betejë” në “Villa Park”, Fiorentina dhe Lille afër kualifikimit

Futboll

“Betejë” në “Villa Park”, Fiorentina dhe Lille afër kualifikimit

Më: 14 mars 2024 Në ora: 13:14
Ndeshjet

Shumë duele interesante në Conference League, aty ku në disa takime gara e kualifikimit për në çerekfinale mbetet e hapur. Ajaxi dhe Aston Villa barazuan pa gola në ndeshjen e parë në Holandë, e gjykuar nga Enea Jorgji.

Gjithçka mbetet për t’u përcaktuar në “Villa Park”, një “betejë” të vërtetë. Fiorentina arriti të fitonte 3-4 ndeshjen e parë kundër Maccabi Haifas, duke u afruar me kualifikimin. Finalistët e edicionit të kaluar, janë ndër favoritët për t’i shkuar sërish deri në fund këtij kompeticioni.

PAOK-u pret Dinamon e Zagrebit në Selanik, me misionin për të përmbysur humbjen 2-0 të pësuar në Kroaci të enjten që kaloi. Gjithsesi, Dinamo mbetet favorite për të avancuar mes tetë ekipeve më të mira.

Maccabi Tel Aviv do e ketë formalitet kalimin më tej përballë Olympiacosit, pasi në Pire izraelitët fituan 1-4. Edhe Fenerbahce pritet që të mos ketë probleme përballë Royale Union SG, pasi në Belgjikë turqit fituan 0-3.

Po ashtu dhe Lille e Edon Zhegrovës është me një këmbë në çerekfinale pas fitoren 0-3 në Austri kundër Sturmit. E ekuilibruar pritet të jetë përballja mes Plzen dhe zviceranëve të Servettes.

Ndeshja e parë nuk prodhoi gola, me çekët që do të synojnë fitoren në shtëpi. Triumfin kërkon edhe Club Brugge. Ekipi belg do të tentojë të zhvlerësojë humbjen 2-1 të ndeshjes së parë me Molden në Norvegji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat