Nis faza e katërt dhe e fundit, java e 28-të e ndarë në dy ditë

Futboll

Nis faza e katërt dhe e fundit, java e 28-të e ndarë në dy ditë

Më: 14 mars 2024 Në ora: 15:07
Vllaznia

Kampionati “Abissnet Superiore” është gati për fazën e katërt dhe të fundit, ku do të vendosen verdiktet finale të sezonit 2023/2024. Në fundjavë do të luhen takimet e javës së 28-të.

Të shtunën, tri sfida. Ndeshja e parë është Erzeni-Laçi, e programuar për t’u luajtur në orën 14:00. Në po të njëjtën ditë, në orën 17:00 do të zhvillohen dy takime të tjera.

Në “Niko Dovana” Teuta do të përballet me Partizanin.

Ndërsa në Korçë, Skënderbeu do të presë Egnatian kryesuese. Të dielën do të luhen dy ndeshjet e fundit të javës.

Në orën 14:00, Kukësi do të sfidojë Vllazninë. Takimi që do të ulë siparin e kësaj jave është Tirana-Dinamo City. Në stadiumin “Air Albania” (17:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat