Klubet saudite planifikojnë super operacionin

Futboll

Klubet saudite planifikojnë super operacionin

Më: 14 mars 2024 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Klubet e Saudi Pro League (SPL) kanë vënë në shënjestër katër lojtarë të Real Madridit për merkaton e verës.

Marca ka bërë të ditur se skuadrat e SPL janë në kontakt me përfaqësuesit e Ferland Mendy, Lucas Vazquez, Luka Modriç dhe Nacho Fernandez.

Dyshja veterane e mesfushës Modric dhe Vazquez mbeten pa kontratë në qershor, ashtu si edhe mbrojtësi Nacho. Mendy ka një marrëveshje deri në vitin 2025.

Klubet e SPL duan t’i marrin të katërt në Lindjen e Mesme këtë verë.

Dhe ata janë të gatshëm të ofrojnë më shumë për sa i përket pagave dhe kohëzgjatjes së kontratave për t’i tunduar ata të largohen nga Spanja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat