Këto janë fjalët e Ancelottit

Futboll

Këto janë fjalët e Ancelottit

Më: 15 mars 2024 Në ora: 21:35
Ancelotti

Gjatë ditës së sotme u hodh shorti për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Në këtë fazë, ndeshja kryesore do të jetë mes Real Madridit e Manchester Cityt.

‘’Nuk na intereson të luajmë ndeshjen e kthimit në Angli. Ata janë një kundërshtar i rrezikshëm, por nuk mund të pretendosh të kundërtën në çerekfinale. Jam i idesë se nëse tenton të fitosh këtë kompeticion, atëherë të duhet të mposhtësh kundërshtarët më të fortë.

Por nuk shoh favoritë në këtë çift.City mund të jetë më mirë se ne, por një gjë të tillë duhet ta tregojë në fushë. Duhet t’i thyejmë nëse duam të fitojmë trofeun”, u shpreh tekniku i Realit.

Çerekfinalja e parë do të luhet në Bernabeu më 9 prill, teksa sfida e kthimit do të zhvillohet në Etihad 16 të po atij muaji.

Kush fiton mes tyre luan në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Arsenal-Bayern Munih.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat