Tottenham tërhiqet nga gara për mesfushorin danez

Futboll

Tottenham tërhiqet nga gara për mesfushorin danez

Më: 16 mars 2024 Në ora: 11:30
Morten Hjulmand

Morten Hjulmand, ish-mesfushori i Lecces i transferuar verën e kaluar në radhët e Sportingut të Lisbonës në Portugali, po zhvillon një sezon tejet pozitiv aq sa për 24-vjeçarin interesohen Manchester United dhe Tottenham. Të dyja këto klube dërguan skautë për të ndjekur nga afër danezin në ndeshjen mes Sportingut dhe Benficës.

Por, United tashmë duket se ka rrugë të lirë për të firmosur me 24-vjeçarin pasi Tottenham është tërhequr nga gara.

Kjo për ndonjë arsye sportive pasi Hjulmand shkëlqeu edhe në sfidën ndaj Benficës. Ajo që detyroi londinezët të mos e konsiderojnë më opsion transferimin e Hjulman është një tatuazh në krahun e lojtarit.

Danezi në fëmijëri mbështeste Arsenalin dhe veçanërisht Patrick Viera, aq sa i dedikoi këtij klubi edhe një tatuazh. Në krahun e Hjulmand është stema e topçinjve dhe në këtë formë, për Tottenham është e papranueshme të negociojnë me një lojtar që është tifoz i rivalëve të përjetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat