Gunesh pas rezultateve të Lirisë: Jemi në gjendje të rëndë

Futboll

Gunesh pas rezultateve të Lirisë: Jemi në gjendje të rëndë

Më: 16 mars 2024 Në ora: 15:29
Gunesh

Liria pësoi tjetër humbje të thellë në Superligën e Kosovës në futboll, ndërsa trajneri Ali Gunesh ka thënë se i vjen turp të flasë për to.

U mposht nga Malisheva.

“Në fillim të ndeshjes pranuam gol, edhe pse patëm nisje të mirë. Kishim në kontrollë lojën, por Malisheva na shënoi gol.

Po pranojmë gola me gabime individuale. Pas pranimit të golit të parë e patëm vështirë të kthehemi. Jemi në gjendje të rëndë.

Kemi lojtarë të lënduar, me kartonë, dhe e kemi të vështirë të bëjmë zëvendësime. Më vjen turp të dalë të flas, pasi si trajner nuk më ka ndodhur asnjëherë kjo situatë. Por, për keqardhje, kaq është kapaciteti i disa lojtarëve”, ka thënë Gunesh pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat