Kryeministri Kurti pret në takim Albion Rrahmanin dhe familjen e tij

Futboll

Kryeministri Kurti pret në takim Albion Rrahmanin dhe familjen e tij

Më: 17 mars 2024 Në ora: 21:40
Pamje nga foto e përbashkët

Kryeminstri Albin Kurti ka pritur në takim sulmuesin e Kosovës dhe Rapid Bukureshtit, Albion Rrahmanin.

I pari i qeverisë e priti në zyrën e tij sulmuesi e talentuar, para dy ndeshjeve miqësore që luhen në këtë muaj (mars).

Përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Instagram, Kurti bëri të ditur se pjesë e takimit ishte edhe babai i sulmuesit, njëherësh edhe një ikonë e futbollit kosovar në vitet e ’90-ta, Driton Rrahmani.

"Në tubimin e parë të përfaqësueses sonë të futbollit për këtë vit, ekipit iu bashkua edhe njëri prej futbollistëve më në formë aktualisht, Albion Rrahmani.

Albioni gjatë vitit të kaluar u transferua nga Ballkani i Suharekës në Rapid të Bukureshtit. Shumë shpejt u bë sulmuesi i preferuar jo vetëm i tifozëve të Rapidit, por edhe i gjithë Superligës rumune.

Sot u takuam me të dhe babin e tij, Driton Rrahmani, njëherësh ikonën e futbollit të Kosovës gjatë viteve të 90-ta, i cili me shumë pasion po vazhdon ta mbështesë të birin në karrierën e tij në futboll.

Me talentin e trashëguar nga familja dhe me punën e tij të pandalshme, Albioni në Superligën rumune sivjet ka shënuar 14 gola në vetëm 16 ndeshje të zhvilluara, duke ecur me hapa të sigurtë për t’u bërë golashënuesi më i mirë i kampionatit.

Albionit i urova shumë suksese tutje, në veçanti në ndeshjet që do t’i zhvillojë me fanellën e Kosovës", ka shkruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat