Lideri barazon me kampionin italian! Rrahmani titullar 

Futboll

Lideri barazon me kampionin italian! Rrahmani titullar 

Nga: K.G. Më: 17 mars 2024 Në ora: 22:42
Pamje nga ndeshja

Lideri i Serie A, Interi, ka barazuar me rezultat 1:1 me kampionin në fuqi, Napolin, në takimin e javës së 29-të.

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, është. paraqitur titullar për Napolin.

Futbollisti Darmian ka shënuar në fund të pjesës së parë pikërisht në minutën e 43-të, 1:0 për Interin.

Në minutën e 81-të, braziliani Juan Jesus ka barazuar rezultatin 1:1 dhe i solli një pikë kampionit.

Interi veç çështje jave se është kampion i ri i Italisë.

Interi kryeson me 76 pikë e Napoli është në pozitën e shtatë me 45 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat