Nottinghamit i hiqen katër pikë pasi i theu rregullat

Futboll

Nottinghamit i hiqen katër pikë pasi i theu rregullat

Më: 18 mars 2024 Në ora: 15:23
Elanga

Nottingham Forestit i janë hequr katër pikë për shkak të shkeljes së rregullave të fitimit dhe të qëndrueshmërisë në Premierligë, duke e goditur kështu në shpresat e tij për mbetje në Premierligë, shkruan “Goal.com”.

Nottinghami aktualisht është i 17-ti në tabelë me 25 pikë, ndërsa katër pikët e hequra do t’ia vështirësojnë punët e mbijetesës pasi do ta shihte veten në vendin e 18-të, në zonën që shpie në Championship.

Nottingham Forest ka të ngjarë të apelojë vendimin e Premier League, duke u përpjekur të përmbysë penalizimin që mund të ketë pasoja serioze për fatet e tyre në këtë sezon.

Apelimi do të jetë një proces i rëndësishëm që mund të përcaktojë drejtimin e klubit në javët dhe muajt e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat