Napoli reagon teksa Juan Jesus akuzon Acerbin për racizëm

Futboll

Napoli reagon teksa Juan Jesus akuzon Acerbin për racizëm

Më: 18 mars 2024 Në ora: 16:42
Juan Jesus

Napoli shpërndau një video në mediat sociale pasi mbrojtësi, Juan Jesus akuzoi qendërmbrojtësin e Interit, Francesco Acerbi për racizëm.

Napoli përdori hashtagun #KeepRacismOut në “X”, dikur “Twitter”, të hënën pasi Jesus akuzoi Acerbin për komente raciste gjatë ndeshjes së Serie A të së dielës mes Interit dhe Napolit në “Giuseppe Meazza”..

Napoli reagoi me një video ku shfaqeshin disa nga yjet e tyre, përfshirë Victor Osimhen dhe Alex Meret, duke thënë "me zë të lartë, jo racizmit".

Çfarë ndodhi mes Juan Jesus dhe Acerbit?

Juan Jesus i tregoi për komentet raciste të Acerbit gjyqtarit Federico La Penna gjatë ndeshjes së dielën, por tha se ai e kishte falur mbrojtësin italian pas fishkëllimës së fundit.

Incidenti ndodhi në fundjavë kur të gjithë trajnerët dhe lojtarët e Serie A kishin stikerët "Keep Racism Out" apo në shqip, “Mbajeni racizmin jashtë”.

Gjatë një takimi me trajnerin e Italisë, Luciano Spalletti dhe lojtarët e “Azzurrit” të hënën, Acerbi mohoi të kishte qëllime shpifëse, përçmuese ose raciste, por u dërgua në shtëpi dhe u zëvendësua nga mbrojtësi i Romës, Gianluca Mancini.

Interi lëshoi gjithashtu një deklaratë zyrtare duke thënë se do të flasin me lojtarin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur për të qartësuar dinamikën e asaj që ndodhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat