Tifozëve të Bayernit iu është ndaluar pjesëmarrja në tribuna në ndeshjen e parë ndaj Arsenalit

Futboll

Tifozëve të Bayernit iu është ndaluar pjesëmarrja në tribuna në ndeshjen e parë ndaj Arsenalit

Më: 19 mars 2024 Në ora: 00:11
Tifozët e Bayernit

Tifozët e Bayern Munich nuk do të lejohen që të jenë prezent ne tribunat e stadiumit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit më datë 9 prill në ‘Emirates’.

UEFA ka shqiptuar një dënim në drejtim të tifozëve të gjigantit gjerman për shkak se ata hodhën fishekzjarre në fushë gjatë duelit me Lazion.

Ky vendim i marrë nga UEFA nuk kishte mundësi që të apelohej nga Bayerni dhe kësisoji ata do të duhet të arrijnë rezultat pozitiv në Angli pa ndihëm e tifozëve të tyre.

“Ne duhet ta pranojmë këtë dënim. Jo vetëm që u hodhën mjete piroteknike, por këtë e bën qëllimisht duke rrezikuar tifozët tjerë. Kjo ishte një shkelje aq e qartë e rregullave, saqë një apel është fatkeqësisht i kotë”, ka thënë shefi i Bayernit, Jan-Christian Dreesen.

“Fakti që duhet të luajmë si mysafir pa mbështetjen e tifozëve tanë është një goditje e madhe. Një grup i vogël i personave tani u kanë bërë një shërbim të keq të gjithë tifozëve dhe ekipit”, përfundoi ai.

Bayerni tashmë kishte paguar më herët një gjobë në vlerë prej 40 mijë eurosh për shkak se tifozët e klubit kishin hedhur flakadanë në fushë gjatë ndeshjes me Kopenhagën në fazën e grupeve.

Mungesa e tifozëve të Bayernit mund të jetë një shtysë e madhe për Arsenalin të cilët nuk ishin kualifikuar në këtë fazë të Ligës së Kampionëve që nga sezoni 2009/2010.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat