Spalletti tregon arsyen pse e largoi nga lista e Italisë mbrojtësin Acerbi

Futboll

Spalletti tregon arsyen pse e largoi nga lista e Italisë mbrojtësin Acerbi

Më: 19 mars 2024 Në ora: 08:54
Luciano Spalletti

Francesco Acerbi ka qenë pjesë e listës së Italisë për dy ndeshjet miqësore që kjo Kombëtare do t’i zhvilloj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Azzurët do të përallen me Venezuelën më 21 mars dhe me Ecuadorin tre ditë më vonë.

Megjithatë nga lista është larguar qendërmbrojtësi veteran shkaku i një ofendimi racist që ka bërë ndaj mbrojtësit të Napolit, Juan Jesus.

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti ka folur për këtë duke thënë se nga biseda që ka pasur me Acerbin nuk kishte të bënte me racizëm, por ata e larguan për t’i sqaruar gjërat:

“Nga ajo që më tha Acerbi, nuk kishte asnjë incident racizmi, por ne kemi përgjegjësi dhe duhet t’i sqarojmë gjërat”.

“Është sigurisht një zhgënjim i madh kur merr vendime të tilla për këto episode, por duhet të jemi të kujdesshëm. U përpoqa të flisja me Juan Jesus, por telefoni i tij ishte i fikur”, tha Spalletti.

Pas largimit të Aerbit nga lista, në vend të qendërmbrojtësit të Interit është ftuar ylli i Romës, Gianluca Mancini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat