Lionel Messi lëndohet, mungon në dy miqësoret e Argjentinës

Futboll

Lionel Messi lëndohet, mungon në dy miqësoret e Argjentinës

Më: 19 mars 2024 Në ora: 10:55
Lionel Messi

Kombëtarja e Argjentinës ka marr një lajm të keq para dy miqësoreve të këtij muaji.

Lionel Messi do t’i mungojë kampionëve të botës, pasi ka pësuar një lëndim të lehtë në këmbën e djathtë.

Kjo është bërë e ditur nga “MLS”, ku publikoi listën e futbollistëve që do të jenë të angazhuar me ndeshjet e përfaqësueseve në muajin Mars. Në të mungonte mungonte emri i Lionel Messit.

Më 22 mars, kombëtarja argjentinase do të përballen me El Salvadorin në Philadelhpia, kurse katër ditë më pas kundër Costa Rica-s në Los Angeles.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat