Klubi e “ngre në qiell” portierin Gazmend Ali

Futboll

Klubi e “ngre në qiell” portierin Gazmend Ali

Më: 19 mars 2024 Në ora: 11:15
Gazmend Ali

Skuadra e BVK nga Konjare e Mesme e Shkupit dje barazoi pa gola ndaj Euromilk, në sfidën e vlefshme (java e 16-të) për Ligën e Tretë-Veri në Maqedoni.

Pavarësisht tentativave të shumta, mysafirët nuk arritën të mposhtnin portierin Gazmend Aliu.

Ndaj Euromilk, BvK Konjare nga minuta e pestë luajti pa mbrojtësin Ardian Sulejmani, i cili u ndëshkua me kartonë të kuq, por vendësit edhe me një lojtar më pak dhanë maksimumin në teren, duke rrëmbyer një pikë të madhe.

Sot në një postim në rrjetin social Facebook, BvK Konjare, portierin e tyre e Gazmend Ali e kanë krahasuar me portierin e Interit, zvicerianin, Yann Sommer.

“Nëse Interi e ka Sommerin, Bvk Konjare e ka Gazmend Ali. Kur më së shumti nevojitej ta dëshmojë vetën, Gagi me një fjalë ishte perfekt”, janë shprehur nga klubi.

Ndryshe, Gazmend Ali është 20 vjeç dhe karrierën e ka nisur te FC Shkupi, ndërsa si 18 vjeçar u transferua te Korabi, atë kohë në Ligën e dytë.

Te skuadra dibrane nuk pati fat, sepse theu gishtin dhe ra nga forma, ndërsa tani po rikthehet në një portier ambicioz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat