Eriksen e mendon largimin

Futboll

Eriksen e mendon largimin

Më: 21 mars 2024 Në ora: 11:09
Christian Eriksen

Christian Eriksen nuk është aspak i kënaqur me aktivizimin e pakët nga trajneri Erik Ten Hag.

Mesfushori i Manchester Unitedit nuk e fshehu zhgënjimin e tij që mund ta shtyjë shumë shpejt të largohet nga “Djajtë e Kuq”.

“Skuadra po ecën mirë në periudhën e fundit dhe prandaj respektoj rolin tim, por është e qartë që nuk jam i kënaqur duke luajtur pak.

Unë gjithashtu fola me Ten Hag duke i thënë se jam i pakënaqur me situatën time dhe se unë do të doja të luaja sa më shumë që të jetë e mundur.

Gjithsesi unë jam dhe do të jem ende në dispozicion të klubit”, ka thënë Eriksen nga grumbullimi i kombëtares daneze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat