Holandezi: I kam kërkuar Atalantës të më shesë gjatë verës

Futboll

Holandezi: I kam kërkuar Atalantës të më shesë gjatë verës

Më: 21 mars 2024 Në ora: 11:15
Teun Koopmeiners

Teun Koopmeiners është një nga mesfushorët më të fortë në Serie A dhe do të jetë pjesa e çmuar në merkaton e verës së ardhshme.

Këtë herë nuk bëhet fjalë për hipoteza apo probabilitete, por për një fakt të bërë të ditur nga vetë mesfushori i Atalanta gjatë angazhimit të tij me kombëtaren e Hollandës.

“I thashë klubit që verën e ardhshme dua të largohem. Shpresoj që ata mund të përfitojnë një shumë të majme nga shitja ime”, është shprehur ai.

Ndër klubet më të interesuar për shërbimet e tij është Juventus, me bardhezinjtë të cilët nuk e ulin interesin për të fituar kartonin e holandezit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat