Japonia nuk toleron shkelje nga askush

Futboll

Japonia nuk toleron shkelje nga askush

Më: 22 mars 2024 Në ora: 15:35
Andrés Iniesta

Lajm i keq për Andrés Iniesta, i cili përballet me një gjobë prej 580 milionë jen (rreth 3.5 milionë euro) në Japoni. Ky është verdikti fiskal për të ardhurat e padeklaruara prej rreth 5.2 milionë eurosh, lidhur me kontratën e vitit 2018 me Vissel Kobe, nga J-League.

Sipas raportimeve, autoritetet tatimore japoneze kanë gjobitur futbollistin spanjoll dhe dy lojtarë të tjerë ndërkombëtarë për mosdeklarimin e një pjese të të ardhurave të tyre nga kontratat që kishin me ekipet japoneze.

Sipas rregulloreve vendore, sportistët që punojnë për klubet japoneze ndahen në dy kategori, kur bëhet fjalë për pagesën e taksave: rezidentë dhe jorezidentë (këta të fundit janë ata që kontratat e tyre zgjasin më pak se një vit dhe familja e të cilëve nuk i shoqëron në Japoni).

Në vitin 2018, kjo lloj mospërputhjeje do të konstatohej, pasi Iniesta luajti për Vissel Kobe në kategorinë më të lartë të ‘J-League’ për 5 vite, deri në korrik 2023, megjithëse kontrata e tij e parë zgjati më pak se një vit.

Autoritetet tatimore, nga ana e tyre, do të kishin përcaktuar se kontrata, në të vërtetë, mbulonte disa vite dhe se meqenëse familja e lojtarit nga Albacete po e shoqëronte në shtetin japonez, ai duhej të paguante taksa si rezident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat