Milan është duke parë me kujdes portën

Futboll

Milan është duke parë me kujdes portën

Më: 22 mars 2024 Në ora: 16:46
Michele Di Gregorio

Milan është duke parë me kujdes portën.

]uk ka ende negociata, por nëse do të arrinte një ofertë që nuk mund të refuzohet, Milan mund të mendojë për një shitje të mundshme të Mike Maignan.

Portieri francez mund të jetë një kandidat për një largim të mundshëm dhe Milan mund të merrte mjaftueshëm para sa për të ndërtuar ekipin për sezonin e ardhshëm. Milan ka vetëm dy lojtarë të paprekshëm, Leao dhe Theo Hernandez.

Megjithatë, nëse Maignan largohet për një shifër të majme, Milan thuhet se ka gjetur zëvendësuesin e mundshëm të francezit.

Sipas “Tuttosport”, mes kandidatëve është Michele Di Gregorio.

Portieri i Monza vlerësohet rreth 20 milionë euro, por gjithçka mund të varet edhe nga Galliani, i cili mund të refuzojë çdo ofertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat