Calhanoglu: Titulli shumë pranë, qëndroj tek Interi

Futboll

Calhanoglu: Titulli shumë pranë, qëndroj tek Interi

Më: 23 mars 2024 Në ora: 11:38
Hakan Calhanoglu

Hakan Calhanoglu e sheh shumë pranë fitimin e titullit kampion me Interin në kampionatin italian: "Mungon edhe pak, por ka edhe shumë ndeshje të tjera të rëndësishme për të luajtur, do ta mendojmë në kohën e duhur.

A do të ishte një kënaqësi e veçantë ta fitonim titullin dhe Milani të mbyllte kampionatin në vendin e dytë? Jo, le të shohim ...Jam i qetë, si gjithë ekipi dhe po mendojmë vetëm për veten”.

Mesfushori turk kujton edhe eliminimin nga Liga e Kampioneve:

"Eleminimi nga Champions League me penallti? Ne u përpoqëm por kështu është futbolli, do të provojmë sërish sezonin e ardhshëm dhe tani do të mendojmë për kampionatin.

A do të qëndroj te Interi? Sigurisht”, ka thënë mes të tjerash Calhanoglu për mediat italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat