Prishtina synon Kupën e Kosovës

Futboll

Prishtina synon Kupën e Kosovës

Më: 23 mars 2024 Në ora: 11:46
Prishtina

Bardhekaltërit të cilët kanë mbetur mbrapa me pikë në elitën e futbollit kosovar, kanë vetëm një mundësi për të arritur garat evropiane.

Ajo mundësi është triumfi në Kupën e Kosovës, ku do të takohen me skuadrën e Dritës në gjysmëfinale.

Kryeqytetasit nuk po i ndalin stërvitjet intensive, duke punuar mjaftë shumë që të jenë sa më të përgatitur për në fazën finale të kampionatit dhe Kupës së Kosovës.

Prishtina momentalisht është fituese e trofeut të dytë më të vlefshëm në vendin tonë, atë të Kupës, dhe një sukses i ngjashëm me vitin e kaluar do të ishte një stinor i kompletuar për klubin më të trofeshëm në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat