Mediat italiane: Tension mes lojtarëve të Interit

Futboll

Mediat italiane: Tension mes lojtarëve të Interit

Më: 23 mars 2024 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Mediat italiane e kanë parë miqësoren e rivalit të tyre në finalet e “Euro 2024”, kombëtares së Shqipërisë, me kujdes të madh.

Pak kanë shkruar për të, në fakt, por bën përshtypje se e shohin ndeshjen e humbur 3-0 ndaj Kilit përmes një episodi “zikaltër” përmes përplasjes që patën dy lojtarët e Interit,

Aleksis Sançez dhe Kristjan Asllani ishin protagoniste gjatë një miomenti të lojës. “Tuttomercatoweb” shkruan: “Aleksis Sancez dhe Kristjan Asllani janë përballur mbrëmë në ndeshjen miqësore të zhvilluar në “Tardini”. Kili mundi Shqipërinë 3-0, por ajo që bëri lajm ishte përplasja mes dy shokëve të skuadrës, tek Interi i Inzagit.

Ndërhyrja e rrezikshme nga ish-lojtari i Barcelonës (me taka në kyçin e këmbës së shqiptarit) e trembi aq shumë mesfushorin e ri, i cili u zemërua skajshëm me kundërshtarin e tij.

Sançez u ndëshkua me karton të verdhë dhe mes të dyve pati një debat të nxehtë, i cili më pas u sqarua. Në fund të pjesës së parë ishte Sanchez, ai që iu afrua Asllanit për t’i kërkuar falje dhe për të ndërruar fanellat e kombëtareve me njëri-tjetrin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat