Van Dijk: Kështu nuk fitohet

Futboll

Van Dijk: Kështu nuk fitohet

Më: 23 mars 2024 Në ora: 20:20
Virgil van Dijk

Mbrojtësi i Liverpool-it dhe i Holandës, Virgil van Dijk, ka folur pas fitores 4:0 të arritur nga kombëtarja e tij kundër Skocisë.

Një ndeshje me dy fytyra. E nisur pak me vështirësi, por e zhbllokuar nga goli i shënuar pesë minuta para fundit të pjesës së parë nga milanisti Reijnders. Në pjesën e dytë, vendasit kanë realizuar “pokerin” me golat e Wijnaldum, Weghorst dhe Malen:

“Kjo nuk ishte sigurisht një ndeshje për 4-0 të them të vërtetën, – kanë qenë fjalët e Van Dijk. – Ka qenë një ndeshje e vështirë, veçanërisht në mbajtjen e topit. Kjo duhet përmirësuar.

“Topat e shumtë të humbur? Kjo mund të krijojë situata të rrezikshme. Ka shumë gjëra që duhet të përmirësojmë nëse duam të bëjmë diçka në Europian.

“Në fund gjërat janë sistemuar. Ka qenë një ndeshje stërvitore, por kemi shumë punë për të bërë.

“Të gjithë donim të bënim një ndeshje të mirë nga minuta e parë dhe kjo nuk ka ndodhur. Do të analizojmë me kujdes ndeshjen dhe duhet të bëjmë më mirë të martën, përndryshe do të ndëshkohemi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat