Një nga më të mirët në derbin e fundit ndaj dinamovitëve

Futboll

Një nga më të mirët në derbin e fundit ndaj dinamovitëve

Më: 24 mars 2024 Në ora: 11:44
Lojtarët e Tiranës

Fitorja në derbi përballë Dinamos ka sjellë një frymë pozitive në ekipin e Tiranës, të cilët mesa duket nga ana psikologjike janë mëse gati për ‘misionin’ e radhës që është Teuta.

Por për Erbim Fagun është shtuar një hall.

Një nga më të mirët në derbin e fundit ndaj dinamovitëve, Gledi Mici nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen përballë Teutës. Mbrojtësi u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen e fundit, duke plotësuar katër të tillë.

Një pezullim që e ‘vret’ disi Fagun dhe Tiranën, duke parë formën e mirë që Mici po kalonte. Megjithatë trajneri i ‘bardhebluve’ duhet të mendojë për të projektuar një tjetër 11-she.

Kujtojmë që Tirana-Teuta është e vlefshme për javën e 29-të të “Abissnet Superiore. Kjo sfidë do të zhvillohet më datë 30 mars në stadiumin “Air Albania”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat