​Kroos e zbulon kur do të vendos për të ardhmen, e konfirmon se Reali e do Mbappen

Futboll

​Kroos e zbulon kur do të vendos për të ardhmen, e konfirmon se Reali e do Mbappen

Nga: Toni Kroos Më: 25 mars 2024 Në ora: 12:29
Toni Kroos

Toni Kroos, njëri prej mesfushorëve më të mirë të gjeneratës së tij, ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij te Real Madridi, ndërsa këtë vit u rikthye nga pensionimi në Kombëtaren e Gjermanisë.

Kontrata e Kroos me Realin skadon në fund të këtij sezoni, dhe ende nuk dihet nëse ai do ta vazhdojë të ardhmen në “Santiago Bernabeu” apo do të zgjedhë që të largohet nga gjiganti spanjoll, raporton KosovaPress.

Së fundmi, në një intervistë për “TVE”, Kroos e zbuloi se kur do të sqarojë të ardhmen e tij.

“Unë do të vendos për të ardhmen time pas një muaji ose dy muajve, dhe më pas do të shohim”, tha Kroos.

Te Reali janë optimistë se mund ta mbajnë mesfushorin gjerman në klub. Po ashtu, Kroos foli edhe për sagën e Mbappes, ku e konfirmoi interesimin nga Reali.

“Mbappe? Ne gjithmonë dëshirojmë që lojtarët më të mirë të jenë te Real Madridi dhe ai është njëri prej tyre, por unë nuk e di vendimin e tij”, tha Kroos. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat