Zbulohen shpërblimet që marrin 4 ekipet e “Final – Four” dhe fituesja e Kupës

Futboll

Zbulohen shpërblimet që marrin 4 ekipet e “Final – Four” dhe fituesja e Kupës

Më: 26 mars 2024 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Trofeu dhe Topi i Abissnet Superiore/ © Credits facebook.com/FederataShqiptareeFutbollit

Duhen edhe 8 javë nga fundi i kampionatit dhe tashmë luftohet “dhëmb për dhëmb” për çdo pikë për të arritur objektivat e vendosura në fillim të sezonit. Në këtë sezon ka ndryshuar formula dhe pas pëfundimit të 36 javëve do të luhet të tjera ndeshje mes ekipeve që renditen në “Final – Four’ për të nxjerrë më pas edhe skuadrën kampione.

E sigurisht që skuadrat e renditura në top-4 dhe fituesja e Kupës së Shqipërisë do të marrin shpërblime. Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka miratuar edhe shumat që do të shpërndahen për secilën skuadrës. Tashmë përveç ekipit kampion dhe fitueses së Kupës do të shpërblehen edhe vendi i 2, 3 dhe 4 në kampionat,.

Në këto kushte përveç 100 milionë lekëve të vjetër që merrte ekipi kampionat do të shtohen edhe 100 milionë lekë të tjera shtesë. Kështu kampionët marrin 200 milionë lekë të vjetër, vendi i dytë në kampionat do të marrë 70 milionë lekë të vjetër, skuadra që renditen në vendin e 3-të do të marrë 50 milionë lekë të vjetër, ndërsa vendi i katër do të shpërblehet me 20 milionë lekë të vjetër.

Ndërkohë nga ana tjerër nuk ndryhson shuma që do të marrë skuadra që do të fitojë Kupën e Shqipërisë. Janë 50 milonë lekë të vjetër  për ekipin që fiton këtë trofe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat