Southgate “ngre” alarmin

Futboll

Southgate “ngre” alarmin

Më: 26 mars 2024 Në ora: 11:22
Gareth Southgate

Numri i lojtarëve që nuk janë në dispozicion të Gareth Southgate, trajnerit të Anglisë, i cili do të luajë nesër miqësoren kundër Belgjikës, shkon në 15.

Harry Kane, Kyle Walker, Sam Johnstone dhe Harry Maguire janë rikthyer në klubet e tyre pas humbjes 1-0 në miqësoren kundër Brazilit.

Në shifrën e dëmtimeve përfshihen lojtarët potencialisht të ftueshëm dhe të përhershëm përzgjedhjen e Southgate siç janë: Nick Pope, Kieran Trippier, Luke Shaw, Reece James, Marc Guehi, Levi Colwill, Tyrone Mings, Trent Alexander-Arnold, Jack Grealish dhe Callum Wilson.

Në një situatë të tillë trajneri i “Tre Luanëve” ngre alarmin për dëmtimet e shumta: ​​”Është një numër i pabesueshëm lojtarësh që nuk i kemi në dispozicion. Nuk e kam përjetuar kurrë më parë. Kundër Brazilit ne pamë lojtarë që shfrytëzuan rastin e tyre për të luajtur, gjë që është e mrekullueshme edhe për ne.

Ndoshta po zbulojmë më shumë lojtarë, por kjo është vërtet e dobishme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat