Ish - lojtari i Romës dhe Milanit në rrezik falimentimi

Futboll

Ish - lojtari i Romës dhe Milanit në rrezik falimentimi

Më: 26 mars 2024 Në ora: 12:43
Cafu

Cafu është në telashe, por këtë herë sigurisht jo për çështjet në fushë. Ish-anësori i Romës dhe Milanit, sipas raporteve të “UOL”, aktualisht po përjeton një situatë delikate, për të mos thënë dramatike, për shkak të krizës financiare të kompanisë “Capi Penta International Player”, të cilën e themeloi më 2004 për të menaxhuar karrierën e agjentëve dhe futbollistëve, por që falimentoi në vitin 2019.

Dy herë kampioni i botës me Brazilin është i zhytur në borxhe dhe në rrezik falimentimi, i thirrur të shlyejë kreditorët deri në 9.7 milionë rea braziliane (rreth 1.8 milionë euro), të cilave duhet t’iu shtohen edhe zotimet që shkojnë përtej 8 milionë reais brazilian (afërsisht 1.5 milion euro).

Borxhi më i rëndë ndaj një institucioni të vetëm, megjithatë, është ndaj bankës “Banco Industrial”, së cilës Cafu i detyrohet afërsisht 777.000 euro. Borxh që detyroi nxjerrjen në ankand të super vilës së tij në Barueri, në shtetin brazilian të Sao Paulos, me urdhër të institucionit financiar.

Vlera e parashikuar e pronës është afërsisht 7.4 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat