Gati oferta treshifrore

Futboll

Gati oferta treshifrore

Më: 26 mars 2024 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Drejtuesit e Bayern Munich janë “fiksuar” me Ronald Araujo, mbrojtësin e Barcelonës.

Bavarezët, tentuan ta transferonin uruguajinin që në merkaton e janarit, mirëpo pasi nuk ia dolën në dimër, gjermanët do të rikthehen në verë, këtë herë më të bindur se kurrë për një marrëveshje me katalanasit.

Sipas asaj që raporton prestigjiozja “Marca”, drejtuesit e Bayern kanë informuar tashmë kolegët e tyre spanjollë për objektivin “Araujo”. Madje, janë të gatshëm të ofrojnë plot 100 milionë euro për lojtarin 25-vjeçar.

Një shifër kjo që e vendos Barcelonën me “shpatulla pas murit” duke ditur problemet financiare në radhët e blaugranave. 100 milionë euro është një shifër e cila thyen gjithashtu edhe dëshirën e Araujos për të vazhduar në Spanjë me Barçën, pasi klubi në këtë rast do ta përcillte pa shumë keqardhje mbrojtësin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat