Negociata me Napolin për Ismajlin?

Futboll

Negociata me Napolin për Ismajlin?

Më: 26 mars 2024 Në ora: 16:00
Ardian Ismajli

Mediat italiane prej ditësh kanë publikuar lajmin se Napoli është i interesuar për shërbimet e Ardian Ismajlit për sezonin e ardhshëm. Për mbrojtësin e Kombëtares kuqezi dhe Empolit, do të ishte padyshim një hap i rëndësishëm në karrierë. Por sipas “Tuttomercatoweb”, vetë Ismajli nuk di asgjë për negociata të tilla.

Për më tepër, ai raportohet se ka mbetur i çuditur nga deklaratat e menaxherit Serxhio Mezi një ditë më parë në “Radio CRC”, ku ky i fundit shprehej se prej kohësh Napoli ishte në bisedime me Ismajlin, të cilin në janar e kishin kërkuar edhe Roma, Xhenoa e Sasuolo.

Mezi kishte bërë të ditur se ishte një ndërmjetës që ishte autorizuar që të merrte pjesë në negociata, gjë që sipas burimeve pranë Ismajlit, nuk është e vërtetë.

Bëhet e ditur se mbrojtësi ka mbetur i çuditur se si janë bërë publikisht deklarata të tilla, pasi i vetmi person që ai ka autorizuar për negociatat rreth transferimeve të tij është menaxheri i njohur ndërkombëtar, Pini Zahavi, i cili administron edhe futbollistë me famë si Nkunku, Veiga, Mitroviç, Tah, Longstaf apo Karrasko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat