Gjonbalaj: Hungaria është skuadër më e fortë se Armenia

Futboll

Gjonbalaj: Hungaria është skuadër më e fortë se Armenia

Më: 26 mars 2024 Në ora: 18:37
Malësor Gjonbalaj

Ish-futbollisti, Malësor Gjonbalaj, ka thënë se Kosova duhet të tregojë maturi përballë Hungarisë, meqë sipas tij bëhet fjalë për skuadër më të fortë se sa Armenia. 

Dy skuadrat ndeshen sonte në një sfidë miqësore. Kosova vjen nga një ndeshje e fituar kundër Armenisë, ndërsa Hungaria gjithashtu nga një ndeshje e fituar kundër Turqisë. 

"Hungaria nuk është Armenia. Është skuadër më e fortë. Loja e saj është shumë vrapuese.

Skuadra hungareze është shumë e pjekur. Mendoj që duhet luajtur kujdesshëm. Le të shpresojmë që  trajneri ynë do të tregohet i matur", ka thënë ai.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat