Xherdan Shaqiri dridh Dublinin! Zotëri Yakin, ky është Shaqa i Kosovës

Futboll

Xherdan Shaqiri dridh Dublinin! Zotëri Yakin, ky është Shaqa i Kosovës

Nga: K.Goca Më: 26 mars 2024 Në ora: 19:49
Shaqiri feston me shokë

Zvicra e mposhti me rezultat 1:0 Republikën e Irlandës në Dublin, në një atmosferë të bukur futbolli.

Protagonist i kësaj fitore është Xherdan Shaqiri.

Xherdan Shaqiri dridh Dublinin! Zotëri Yakin, ky është Shaqa i Kosovës!

Image

Shaqiri godet nga gjuajtja e lirë

Të shtunën e kaluar ai ka qëndruar në bankë 75 minuta ndaj Danimarkës (0:0) dhe Zvicra nuk tregoi asgjë në repartin e sulmit, por sonte me Shaqirin ishte ndryshe ndaj irlandezëve duke shënuar fitore në këtë miqësore.      

Në minutën e 23-të, Xherdan Shaqiri nga gjuajtja e lirë rreth 17 metra, ka goditur bukur dhe shënoi në këndin e poshtëm të djathtë, 0:1.

Image

Shaqiri, Xhaka e Ndoye

Shaqiri është zëvendësuar në minutën e 76-të.

Selektori Murat Yakin gaboi me Shaqirin që e la në bankë në takim me Danimarkën.

Në minutën e 39-të, Granit Xhaka nga rreth 25 metra ka goditur fuqishëm por shtylla e majtë ia mohoi golin. 

Në minutën e 46-të, kapiteni Xhaka është zëvendësuar.

Zvicra ka arritur të madhe në këtë miqësore pak muaj para fillimit të Kampionatit Evropian, që mbahet në Gjermani..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat