Superliga Evropiane ka kërkuar regjistrimin e tre markave tregtare në Spanjë

Futboll

Superliga Evropiane ka kërkuar regjistrimin e tre markave tregtare në Spanjë

Më: 27 mars 2024 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Superligës Europiane mund t’i duhet të ndryshojë emrin, por kjo nuk e pengon ecurinë e saj. Më 13 mars, drejtësia europiane konfirmoi se kompeticioni elitar nuk mund të quhet Superliga, pas protestave të “3F Superliga”, kampionatit më të mirë danez, i cili mori regjistrimin e emrit si markë nga Bashkimi Europian.

Megjithatë, siç thamë, “A22 Sports Management” po vazhdon projektin e vet. Në veçanti, sipas asaj që raportohet nga portali spanjoll “Palco 23”, i specializuar për lajmet në lidhje me ekonominë sportive, kompania do të kishte kërkuar regjistrimin në Spanjë të markave tregtare të divizioneve që duhet të përbëjnë garën: Star League,

Gold League dhe Blu League. Lajmi do të konfirmohet nga Buletini Zyrtar i Pronësisë Industriale i Ministrisë Spanjolle të Industrisë, Tregtisë dhe Turizmit.

Ekzistenca e tri divizioneve do të konfirmonte se projekti i ri, i përforcuar pas vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian (CJEU), duhet të shpërndajë 64 klubet pjesëmarrëse në tri liga. E para, e quajtur Star League, dhe e dyta, Gold League, duhet të përfshijë nga 16 ekipe, ndërsa e treta, Blu League, pritet të ketë 32 ekipe.

Projekti, siç u sigurua nga promovuesit e tij, nuk do të bazohet në një model të mbyllur, nuk do të ketë anëtarë të përhershëm, por do të krijojë sistem ngjitjesh dhe zbritjesh midis tri divizioneve për të cilat u kërkua regjistrimi në Zyrën e Patentave Spanjolle dhe Markave Tregtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat