Legjenda gjermane: Ky Leverkusen më kujton Barcelonën e Messit

Futboll

Legjenda gjermane: Ky Leverkusen më kujton Barcelonën e Messit

Më: 27 mars 2024 Në ora: 18:00
Alonso

Bayer Leverkusen po zhvillon një sezon në kufijtë e perfeksionit me skuadrën e trajnerin Xabi Alonso që ende nuk ka pësuar humbje në të gjitha ndeshjet e luajtura ndërsa është shumë pranë titullit të parë në Bundesliga.

Legjenda gjermane e futbollit, Lothar Matthaus lavdëroi Leverkusenin, madje duke e krahasur skuadrën e “aspirinave”, me Barcelonën e epokës së Messit, Xavit dhe Iniestës.

“E shoh lojën e tyre dhe më bie në sy qetësia që kanë me topin në këmbë, më argëtojnë shumë. Mund të flas pafund për Bayer Leverkusen, më kujtojnë Barcelonën e Messit, Xavit dhe Iniestës.

Për mua janë skuadra më e fortë në botë aktualisht, nuk dua t’i krahasoj me Liverpoolin dhe Manchester Citym, por po ofrojnë një futboll shumë tërheqës”, u shpreh Matthaus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat