Babai i tij ‘kapet mat’ në Barcelonë, ëndërron Laporta

Futboll

Babai i tij ‘kapet mat’ në Barcelonë, ëndërron Laporta

Më: 28 mars 2024 Në ora: 12:13
Haaland

Dreka e këndshme? Jo vetëm. Alf Inge Haaland, ish-lojtari i Manchester City, babai i sulmuesit të Guardiolës, hëngri drekë në Barcelonë të mërkurën, siç raportohet nga “Mundo Deportivo”.

Ai u pa duke drekuar në ‘El Nacional në Passeig de Gràcia’, një restorant i njohur në qytet.

Gazeta iu referohet lajmeve të fundit mbi interesimin e Barcelonës për qendërsulmuesin e City, si për të nënvizuar se vizita e babait të yllit norvegjez mund të mos jetë krejtësisht e rastësishme. Në fakt, Barcelona ka kohë që ëndërron për Haaland.

Agjentët e tij kishin takuar në shkurt Deco, drejtorin sportiv të katalanasve, për të biseduar rreth temave të ndryshme, përfshirë të ardhmen e bjondit norvegjez. Për më tepër, nuk është mister që Haaland mbetet ëndrra e Laportës për vitin 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat