A i frikësohet Lazios?

Futboll

A i frikësohet Lazios?

Më: 29 mars 2024 Në ora: 15:29
Allegri

Pas humbjes me Napolit dhe ndarjen e pikëve me Atalanta dhe Genoa, Juventus përgatitet për t’u ndeshur me Lazion e Igor Tudor për të mbrojtur zonën E champions League, objektiv që Allegri tenton ta mbajë të fiksuar në shënjestër.

“Duhet të jemi të përqëndruar në këtë fund të sezonit. Kemi hedhur shumë pikë avantazhi që kishim ndaj ndjekësve në kampionat, dhe tani duhet të jemi më realistë.

Kemi bërë vetëm 13 pikë në fazën e dytë dhe kemi 9 ndeshje para për të siguruar kualifikimin në Champions. Pastaj është dhe Kupa e Italisë për t’u luajtur, mendojmë edhe për të.

Jam shumë i lumtur që klubi më konfirmoi besimin, por unë nuk kisha dyshime në lidhje me këtë.

Kjo pasi po punojmë me klubin për të programuar të ardhmen, por tani duhet të jemi të përqëndruar te e tashmja. Do të jetë e vështirë në sprintin final pasi kemi disa përballje të drejtpërdrejta dhe kemi humbur shumë pikë.

Ndaj Lazios do të jetë një përballje e vështirë. Ata kanë ndryshuar trajner dhe skuadrat e Tudor janë gjithmonë agresive. Duhet të bëjmë mirë në të gjitha aspektet, është një test i mirë për ndeshjet e ardhshme.

Një skuadër që ndryshon trajner ka shumë stimuj, do ta nisin fort për t’u kthyer te fitorja.

Duhet të luajmë shumë mirë teknikisht”, është shprehur ndër të tjera Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat